Nadal për pensionimin e Federer: Do doja që kjo ditë të mos vinte kurrë

Rafael Nadal i është drejtuar Roger Federerit me një postim prekës, pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga sporti i tenisit. Spanjolli, ndër të tjera, tha se do të donte që kjo ditë të mos vinte kurrë, pasi është e dhimbshme për të dhe për sportin në përgjithësi. “I dashur Roger, miku dhe rivali…

Sport

15/09/2022 18:18

Rafael Nadal i është drejtuar Roger Federerit me një postim prekës, pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga sporti i tenisit.

Spanjolli, ndër të tjera, tha se do të donte që kjo ditë të mos vinte kurrë, pasi është e dhimbshme për të dhe për sportin në përgjithësi.

“I dashur Roger, miku dhe rivali im.

Do të dëshiroja që kjo ditë të mos vinte kurrë…është e dhimbshme për mua dhe sportin në përgjithësi. Ta thashë këtë edhe kur u takuam dhe, ja, ndodhi.

Ishte kënaqësi për ta ndarë fushën për shumë vite së bashku , duke përjetuar shumë momente të mira brenda dhe jashtë fushës.

Ne kemi edhe shumë momente për të ndarë së bashku dhe shumë gjëra për të ndarë së bashku, e dimë këtë.

Tash t’i uroj më të mirat, ty, gruas sate, Mirkas dhe fëmijëve. Shihemi në Londër, në ‘Lavery Cup’”, përfundoi ai.

Siç dihet, Federer dhe Nadal ishin dy prej rivalëve më të fortë të këtyre viteve, por, anash fushës, dyshja ruante një raport shumë miqësor me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/