Mbyllen pjesët e para: Drita e fortë për Gjilanin, Prishtina po e demolon Malishevën

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet Prishtina – Malisheva dhe Drita – Gjilani. Derbi lokal i Gjilanit po shkon i tëri në favor të Dritës. ‘Intelektualët’ kanë shkuar në epërsi prej tri golave përballë Gjilanit, përcjell lajmi.net. Simonovski shënoi dy herë, derisa Blendi Baftiu shtoi një gol tjetër për rezeultatin 3:0 në pjesën e…

Sport

14/09/2022 15:59

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet Prishtina – Malisheva dhe Drita – Gjilani.

Derbi lokal i Gjilanit po shkon i tëri në favor të Dritës. ‘Intelektualët’ kanë shkuar në epërsi prej tri golave përballë Gjilanit, përcjell lajmi.net.

Simonovski shënoi dy herë, derisa Blendi Baftiu shtoi një gol tjetër për rezeultatin 3:0 në pjesën e parë.

Ndeshje e lehtë sot po del të jetë edhe për Prishtinën. Skuadra e Munishit po fiton me rezultatin 4:1 në ndeshjen ndaj Malishevës.

Duket se dilema për fituesit është mbyllur në këto dy ndeshje dhe në pjesën e dytë pritet vetëm rezultati final. /Lajmi.net/