Kounde: Herën tjetër, Lewandowski do të shënojë

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde i ka dhënë motiv shokut të tij të skuadrës, Robert Lewandowski. Lewandowski nuk gjeti dot golin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ish-skuadrës së tij, por sipas Kounde, gjërat do të përmirësohen në ndeshjen e ardhshme. “Herën tjetër, Lewandowski do të shënojë në rastet që do t’i jepen”, ka thënë Kounde,…

Sport

14/09/2022 14:40

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde i ka dhënë motiv shokut të tij të skuadrës, Robert Lewandowski.

Lewandowski nuk gjeti dot golin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ish-skuadrës së tij, por sipas Kounde, gjërat do të përmirësohen në ndeshjen e ardhshme.

“Herën tjetër, Lewandowski do të shënojë në rastet që do t’i jepen”, ka thënë Kounde, transmeton lajmi.net.

“Ne garuam mirë. Ka të bëjë me detajet. Çfarë na mungoi ishte goli”, shtoi francezi.

“Ne ishim paksa të humbur në korner, dhe pranuam një gol të dytë menjëherë më pas”, tha mes tjerash mbrojtësi i Barcës.

Robert Lewandowski pati mbrëmë disa raste të mira shënimi, por fati nuk ishte me të. /Lajmi.net/