Gavi afër marrëveshjes me Barcelonën

Gavi pritet të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Mesfushori premtues nga Spanja, Gavi është në fundin e kontratës së tij me Barcelonën, por gjasat janë maksimale që ai të rinovojë kontratën e tij me ‘Blaugrana’. Rinovimi i kontratës po vonon tash e sa kohë dhe ka bërë që skuadra si Bayern e Liverpool të…

Sport

12/09/2022 13:37

Gavi pritet të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.

Mesfushori premtues nga Spanja, Gavi është në fundin e kontratës së tij me Barcelonën, por gjasat janë maksimale që ai të rinovojë kontratën e tij me ‘Blaugrana’.

Rinovimi i kontratës po vonon tash e sa kohë dhe ka bërë që skuadra si Bayern e Liverpool të vihen pas lojtarit, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sipas ‘Express’, objektivi i Liverpool është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re. Zyrtarizimi pritet këtë javë.

Gavi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcën. Tinejxheri është titullar në formacionin e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/