Liverpool mban interesimin për Douglas Luiz
Liverpool do të vazhdojnë tentimet për Douglas Luiz. ‘Reds’ janë me probleme të mëdha në repartin e mesfushës dhe janë duke mbajtur nën vëzhgim mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz. Sipas raportimeve të ‘Express’, Liverpool do të bëjnë një lëvizje për Luiz gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net. Skuadra e Jurgen Klopp mund të konsiderojë…

Sport
Liverpool do të vazhdojnë tentimet për Douglas Luiz.
‘Reds’ janë me probleme të mëdha në repartin e mesfushës dhe janë duke mbajtur nën vëzhgim mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz.
Sipas raportimeve të ‘Express’, Liverpool do të bëjnë një lëvizje për Luiz gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Jurgen Klopp mund të konsiderojë dërgimin e Alex Oxlade-Chamberlain tek Aston Villa, si pjesë të ofertës për Luiz.
Liverpool, anash Arsenal, ishte skuadra më e interesuar për mesfushorin brazilian gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës.
Mbetet të shihet nëse ‘Reds’ do ta bindin skuadrën e Aston Villa që ta shesin kartonin e Luiz. /Lajmi.net/