Hamilton për fundin e garës së sotme: Këto janë rregullat, por ato kanë ndryshuar vetëm një herë

Lewis Hamilton s’mund të mos e kujtonte fundin e Abu Dhabi 2021, pas garës së sotme në Itali. Max Verstappen ishte më i shpejti sot në garën e Italisë, ku gara u mbyll me makinën e sigurisë në pistë dhe me bolidët e që ishin tejkaluar dy herë që mbajtën pozitën e tyre. I pyetur…

Sport

11/09/2022 19:47

Lewis Hamilton s’mund të mos e kujtonte fundin e Abu Dhabi 2021, pas garës së sotme në Itali.

Max Verstappen ishte më i shpejti sot në garën e Italisë, ku gara u mbyll me makinën e sigurisë në pistë dhe me bolidët e që ishin tejkaluar dy herë që mbajtën pozitën e tyre.

I pyetur për fundin e garës, Lewis Hamilton tha se kështu duhet të përfundonte gara sipas rregullave, por kujtoi se ky rregull ka ndryshuar vetëm një herë, atëherë kur Verstappen ia rrëmbeu titullin nga dora pilotit britanik, në garën e Abu Dhabi në 2021.

“Gjithmonë sjell kujtime, por ky është rregulli që duhet të jetë, apo jo?”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Kështu, vetëm një herë në histori të sportit ata nuk kanë ndjekur këtë rregull”, ka shtuar britaniku.

Hamilton mund të ishte tetë herë kampion botëror po të mos ishte për skandalin e garës së Abu Dhabi në vitin 2021. /Lajmi.net/