Edhe Ferizaj mposht Llapin – vazhdon kriza për skuadrën e Batatinës

Sikur çdo fillim sezoni, Llapi është në krizë. Llapjanët u mposhtën në Ferizaj. Skuadra e Ferizaj ka marrë fitore 2:1 në përballjen kundër skuadrës së Tahir Batatinës, shkruan lajmi.net. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29’ të takimit, me anë të Fazliut, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pak…

Sport

11/09/2022 17:03

Sikur çdo fillim sezoni, Llapi është në krizë. Llapjanët u mposhtën në Ferizaj.

Skuadra e Ferizaj ka marrë fitore 2:1 në përballjen kundër skuadrës së Tahir Batatinës, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29’ të takimit, me anë të Fazliut, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ferizaj shënoi për 2:0, kësaj radhe me anë të Ramadanit.

Llapi gjeti golin në minutën e 73’ me anë të Krasniqit, por nuk arritën më shumë se kaq.

Me këtë rezultat, Ferizaj shkon në gjashtë pikë për pozitën e gjashtë, kurse Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë. /Lajmi.net/