Lewandowski merr hez pas fitores ndaj Viktoria Plzen: Jemi gati për Bayernin

Robert Lewandowski ka marrë zemër nga paraqitja e mirë e Barcelonës kundër Viktoria Plzen. Ylli polak shënoi një het trik për t’i ndihmuar skuadrës së tij në fitoren 5:1 në ndeshjen e parë këtë sezon në Champions League. Pas Viktoria Plzen, Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Bayern. Lewandowski ka thënë se ‘Blaugranat’…

Sport

08/09/2022 12:33

Robert Lewandowski ka marrë zemër nga paraqitja e mirë e Barcelonës kundër Viktoria Plzen.

Ylli polak shënoi një het trik për t’i ndihmuar skuadrës së tij në fitoren 5:1 në ndeshjen e parë këtë sezon në Champions League.

Pas Viktoria Plzen, Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Bayern. Lewandowski ka thënë se ‘Blaugranat’ janë gati për këtë duel.

“Ndihem mirë. Champions League është gjithmonë speciale. Është e rëndësishme të qëndrojmë kështu të fokusuar”, ka thënë Lewa, transmeton lajmi.net.

“Nuk po mendoj për ndeshjen ndaj Bayern. Do të jetë e vështirë, por ne jemi gati”, ka shtuar polaku.

Lewandowski do të jetë figura mbi të cilën mbështetet Xavi. Polaku ka shënuar 50% të golave të Barcelonës këtë fillim sezoni. /Lajmi.net/