Xavi: Dembele është në nivelin e Neymarit më të mirë

Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për anësorin francez, Ousmane Dembele. Dembele më në fund po plotëson pritshmëritë që ishin ndaj tij në kohën kur ai vinte te Barcelona. Lojtari është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Xavi Hernandez. Ky i fundit vlerëson se Dembele ka kualitetet e Neymarit kur ishte në formën…

Sport

08/09/2022 11:45

Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për anësorin francez, Ousmane Dembele.

Dembele më në fund po plotëson pritshmëritë që ishin ndaj tij në kohën kur ai vinte te Barcelona.

Lojtari është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Xavi Hernandez. Ky i fundit vlerëson se Dembele ka kualitetet e Neymarit kur ishte në formën më të mirë.

“Ai është i lumtur, ai jep asiste, bën diferencën, është rrezik në krah dhe po tregohet vendimtar. Kam parë pak lojtarë me aftësitë e tij në lojën 1 kundër 1”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ai është në nivelin e Neymarit më të mirë. Ai ka vuajtur shumë në vitet e fundit dhe e meriton atë që po i ndodh tani. Nuk ka anësor tipik që mund të luajë në dy krahët siç bën ai”, shtoi tutje trajneri i Barcës.

Dembele asistoi në dy gola mbrëmë në fitoren e Barcelonës 5:1 ndaj Viktoria Plzen. Francezi ishte afër largimit nga Barca në muajin janar, por tani është pikë kyçe në formacionin e Xavi. /Lajmi.net/