Barcelona me rezultat solid ndaj Plzen pas pjesës së parë

Barcelona është duke fituar me rezultat 3-1 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Përballja që po zhvillohet në “Camp Nou” po dominohet totalisht nga katalunasit që tashmë e presin pjesën e dytë me një rezultat komod 3-1. Ishte Franck Kessie (13’), Robert Lewandowski (34, 45+) që shënuan…

Sport

07/09/2022 22:00

Barcelona është duke fituar me rezultat 3-1 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Përballja që po zhvillohet në “Camp Nou” po dominohet totalisht nga katalunasit që tashmë e presin pjesën e dytë me një rezultat komod 3-1.

Ishte Franck Kessie (13’), Robert Lewandowski (34, 45+) që shënuan për vendasit, ndërsa mysafirët gjetën rrugën e rrjetës me Syrokan (44’).

Më poshtë gjeni golat e pjesës së parë. /Lajmi.net/