Përfundon ndeshja – Reali fiton 0-3 ndaj Celticit

Ka përfunduar ndeshja në mes të Celticut dhe Real Madridit. “Los Blancos” triumfuan me rezultat 0:3, transmeton lajmi.net. Ndonëse me mungesë të Benzemas, i cili u lëndua në pjesën e parë të takimit, madrilienët nuk e patën telashe fitoren. Ishin Vinicius (56’), Modric (60’) dhe Hazard (77’) që shënuan për fitoren e “Mbretërve”. Reali do…

Sport

06/09/2022 22:56

Ka përfunduar ndeshja në mes të Celticut dhe Real Madridit.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0:3, transmeton lajmi.net.

Ndonëse me mungesë të Benzemas, i cili u lëndua në pjesën e parë të takimit, madrilienët nuk e patën telashe fitoren.

Ishin Vinicius (56’), Modric (60’) dhe Hazard (77’) që shënuan për fitoren e “Mbretërve”.

Reali do ta ndajë kreun për këtë xhiro me Shakhtarin që po ashtu fitoi ndaj Leipzig 1-4. /Lajmi.net/