Ricciardo tregon planet për 2023, nuk përjashton mundësinë të qëndrojë si rezervist te ndonjë skuadër

Daniel Ricciardo nuk do të jetë pjesë e McLaren në vitin 2023. Sezoni i ardhshëm në Formula 1 është akoma i paqartë për pilotin Daniel Ricciardo, i cili nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me McLaren. 33 vjeçari ka folur së fundmi për planet e tij dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që të nënshkruajë si pilot…

Sport

06/09/2022 13:00

Daniel Ricciardo nuk do të jetë pjesë e McLaren në vitin 2023.

Sezoni i ardhshëm në Formula 1 është akoma i paqartë për pilotin Daniel Ricciardo, i cili nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me McLaren.

33 vjeçari ka folur së fundmi për planet e tij dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që të nënshkruajë si pilot zëvendësues për ndonjë skuadër.

“Jam goxha i hapur për të gjitha skenarët. Mendoj se ka të mira dhe të këqija nga të gjithat. Ka të mira edhe nëse pushoj nga F1 për pak kohë. Aktualisht, 18 muajt e kaluar kanë qenë më shumë sfiduese, kështu që ndoshta pak kohë larg do të jetë e mirë”, ka thënë Ricciardo, transmeton lajmi.net.

“Por, pastaj, të qëndroj aktiv është po ashtu mirë. Kjo është pse dua të dëgjoj të gjitha ofertat. Edhe nëse është si rezervist. Nuk dua të jem krenar dhe të them se jam shumë i mirë për atë”, shtoi tutje australiani.

Daniel Ricciardo këtë edicion është i 13 në ranglistën e përgjithshme të Formula 1. Ai ka grumbulluar 19 pikë këtë edicion. /Lajmi.net/