Haxhiu tha se do ta paraqes në polici, reagon Blakaj: Jemi tallur me paaftësinë e marrinat tua, mos na lodh me broçkulla
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nesër do të paraqes padi ndaj një qytetari për të cilin thotë se ka tentuar të tallet me fëmijë. “Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”,ka shkruar Haxhiu në rrjetin social…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nesër do të paraqes padi ndaj një qytetari për të cilin thotë se ka tentuar të tallet me fëmijë.
“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”,ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.
E pas kësaj ka reaguar vetë Korab Blakaj, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ministrja Haxhiu nuk duhet të mundohet shumë ta gjejë, as të mos i mundojë policët ta kërkojnë pasi është në Vjenë.
Ai theksoi se është i gatshëm që kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjes, mjafton të njoftohet disa orë më herët.
“Lehtësim, shkëlqësisë së saj z Ministre Albulena Haxhiu ( për nivelin e të cilës turpërohem unë)!Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjes,mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët!”.
Ai po ashtu ka theksuar se është tallur me paaftësinë e ministres Haxhiu dhe me marritë e saj.
“Albulena Haxhiu. Jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat tua!Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”,tha ai./Lajmi.net/