Dembele: Gjithmonë i kam thënë Xavit se dua të qëndroj, në fund u ndamë të gjithë të lumtur

Ousmane Dembele ka dhënë disa komente lidhur me situatën e tij para rinovimit të kontratës me Barcelonën. Lojtari francez lidhej me një largim të mundshëm nga Barcelona qysh nga janari i këtij viti, por në fund vendosi që të qëndronte në ‘Camp Nou’. Sipas fjalëve të Dembele, dëshira e tij ishte gjithmonë Barcelona, por gjërat…

Sport

05/09/2022 20:23

Ousmane Dembele ka dhënë disa komente lidhur me situatën e tij para rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Lojtari francez lidhej me një largim të mundshëm nga Barcelona qysh nga janari i këtij viti, por në fund vendosi që të qëndronte në ‘Camp Nou’.

Sipas fjalëve të Dembele, dëshira e tij ishte gjithmonë Barcelona, por gjërat vonuan për arsye të ndryshme.

“Unë gjithmonë i kam thënë Xavit se dua të qëndroj te Barca”, ka thënë Dembele, transmeton lajmi.net.

“Mori pak kohë për shkak të negociatave, por unë gjithmonë thosha se doja qëndrimin këtu dhe në fund të gjithë ishim të lumtur”, shtoi francezi.

Dembele është kthyer në një lojtar kyç për skuadrën e Barcelonës dhe është në planet bazë të Xavi. /Lajmi.net/