Mount i gatshëm të rinovojë kontratën me Chelsea

Mason Mount pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Chelsea. Ylli anglez, Mount, pritet të jetë lojtari i radhës, pas Reece James, që firmos një kontratë afatgjate me ‘Blutë’ e Londrës. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Mount është afër marrëveshjes me Chelsea dhe pritet të rinovojë së shpejti, përcjell lajmi.net. Mesfushori po pret që klubi…

Sport

06/09/2022 08:21

Mason Mount pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Chelsea.

Ylli anglez, Mount, pritet të jetë lojtari i radhës, pas Reece James, që firmos një kontratë afatgjate me ‘Blutë’ e Londrës.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Mount është afër marrëveshjes me Chelsea dhe pritet të rinovojë së shpejti, përcjell lajmi.net.

Mesfushori po pret që klubi t’i dërgojë ofertën finale.

Mount shihet si një nga pikat kyçe mbi të cilat do të ndërtohet skuadra e Chelsea në vitet e ardhshme.

Lojtari ka marrë hapësira të mëdha në klub që nga koha kur Frank Lampard ishte në krye të stolit. /Lajmi.net/