Tri gola për tri pikë – Barça “gozhdon” Sevillan si mysafir

Barcelona ka fituar lehtësisht ndeshjen ndaj Sevillas e vlefshme për xhiron e katërt të La ligas. Katalunasit realizuan plot tri gola në “Ramon Sanchez Pijuan”, duke e mbajtur kështu hapin me Real Madridin kryesues. Raphinha, Lewandowski e Garcia ishin realizuesit e golave që ia dhanë “blaugranave” fitoren e tretë. Skuadra e Xavi Hernandez vazhdon të…

Sport

03/09/2022 22:52

Barcelona ka fituar lehtësisht ndeshjen ndaj Sevillas e vlefshme për xhiron e katërt të La ligas.

Katalunasit realizuan plot tri gola në “Ramon Sanchez Pijuan”, duke e mbajtur kështu hapin me Real Madridin kryesues.

Raphinha, Lewandowski e Garcia ishin realizuesit e golave që ia dhanë “blaugranave” fitoren e tretë.

Skuadra e Xavi Hernandez vazhdon të jetë përcjellësja më e afërt e Real Madridit që vijon të ketë bilanc të qindpërqindtë të fitoreve në La liga. /Lajmi.net/