Barca bën dramën, dy furgona me xhama të zinj futen në zyrat e klubit – pritet transferimi SURPRIZË

Barcelona po përgatit një surprizë për tifozët e saj. Skuadra katalane po paralajmëron një lëvizje të madhe në minutat e fundit të merkatos, përcjell lajmi.net. Gazetarë të afërt me klubin kanë bërë të ditur se Joan Laporta po konsulton La Ligan për një transferim të madh. Por, emri akoma nuk dihet. E quajnë ‘surprizë bombë’.…

Sport

01/09/2022 20:35

Barcelona po përgatit një surprizë për tifozët e saj.

Skuadra katalane po paralajmëron një lëvizje të madhe në minutat e fundit të merkatos, përcjell lajmi.net.

Gazetarë të afërt me klubin kanë bërë të ditur se Joan Laporta po konsulton La Ligan për një transferim të madh. Por, emri akoma nuk dihet. E quajnë ‘surprizë bombë’.

Për të bërë situatën edhe më dramatike, ‘El Chiringuito’ ka publikuar një video ku shihen dy furgona të zinj, me xhama të zinj teksa futen në zyrat e klubit.

Për t’u zyrtarizuar kjo lëvizje, Barca duhet të heq dorë nga Memphis Depay. /Lajmi.net/