Akanji ndodhet në Mançester për teste mjekësore
Manuel Akanji ndodhet në Mançester për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më i ri i Manchester Cityt. Marrëveshja në mes të palëve dhe klubit është arritur kohë më parë, me lojtarin që tashmë është duke i kryer disa procedura formale para zyrtarizimit. Shuma e këtij operacioni nga “Citizens” është diku rreth 18…
Sport
Manuel Akanji ndodhet në Mançester për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Marrëveshja në mes të palëve dhe klubit është arritur kohë më parë, me lojtarin që tashmë është duke i kryer disa procedura formale para zyrtarizimit.
Shuma e këtij operacioni nga “Citizens” është diku rreth 18 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.
Mbrojtësi pati edhe një vit kontratë me “verdhezinjtë” të cilët, për të mos e dhënë falas, pranuan një ofertë jo shumë të lartë për të.
Për lojtarin pati edhe skuadra të tjera të interesuara, por vetë ai zgjodhi Cityn si destinacion për karrierën e tij. /Lajmi.net/