S’ka ende marrëveshje Chelsea-Barcelona për Aubameyang, palët mbesin në kontakt

Ende nuk ka marrëveshje në mes të Chelseas dhe Barcelonës në lidhje me Pierre-Emerick Aubameyang. Palët biseduan sot në lidhje me çmimin e gabonezit, por ende nuk nuk ka asnjë dakordim, transmeton lajmi.net. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, është aranzhuar edhe një takim gjatë ditës së mërkurë në lidhje me këtë çështje.…

Sport

30/08/2022 22:00

Ende nuk ka marrëveshje në mes të Chelseas dhe Barcelonës në lidhje me Pierre-Emerick Aubameyang.

Palët biseduan sot në lidhje me çmimin e gabonezit, por ende nuk nuk ka asnjë dakordim, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, është aranzhuar edhe një takim gjatë ditës së mërkurë në lidhje me këtë çështje.

Një rrethanë lehtësuese për këtë kalim mund të jetë interesimi i Barçes për Marcus Alonson, anipse të dyja këto marrëveshje po diskutohen si të ndara. /Lajmi.net/