Chelsea do ta blejë kartonin e Aubameyang për 23 milionë euro
Pierre-Emerick Aubameyang do të kthehet në Premier League. Skuadra e Chelsea është e vendosur të bëjë edhe një lëvizje për sulmin, pak para mbylljes së merkatos. Sipas raportimeve të Gerard Romero, Chelsea do të transferojë yllin e Barcelonës, Aubameyang, përcjell lajmi.net. Barca do ta shesë kartonin e lojtarit për shumën e 23 milionë eurove. Chelsea…
Sport
Pierre-Emerick Aubameyang do të kthehet në Premier League.
Skuadra e Chelsea është e vendosur të bëjë edhe një lëvizje për sulmin, pak para mbylljes së merkatos.
Sipas raportimeve të Gerard Romero, Chelsea do të transferojë yllin e Barcelonës, Aubameyang, përcjell lajmi.net.
Barca do ta shesë kartonin e lojtarit për shumën e 23 milionë eurove.
Chelsea po ashtu duhet të shtojë diçka në formë të bonuseve, bazuar në kushtet që caktohen në marrëveshje.
Gjithçka pritet të kompletohet në orët e ardhshme. /Lajmi.net/