Tottenham në negociata për transferimin e Yannick Carrasco
Skuadra e Tottenham Hotspur do të synojë transferimin e Yannick Carrasco. Anëtari i Atletico Madrid, Carrasco është në listën e dëshirave të Antonio Conte. Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se Spurs duan të nënshkruajnë me belgun dhe se Conte e admiron lojtarin tash e sa kohë, përcjell lajmi.net. Atletico Madrid i ka vendosur anësorit…

Sport
Skuadra e Tottenham Hotspur do të synojë transferimin e Yannick Carrasco.
Anëtari i Atletico Madrid, Carrasco është në listën e dëshirave të Antonio Conte.
Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se Spurs duan të nënshkruajnë me belgun dhe se Conte e admiron lojtarin tash e sa kohë, përcjell lajmi.net.
Atletico Madrid i ka vendosur anësorit një klauzolë liruese prej 60 milionë eurove.
Tottenham janë në negociata për të zbritur shumën e kërkuar nga Atletico. Mbetet të shihet nëse mund të finalizohet një marrëveshje që çon belgun në Londër. /Lajmi.net/