Mijëra euro për sigurinë e punëtorëve, Trepça siguron pajisje mbrojtëse
Trepça SH.A. ka dhënë kontratë për furnizim me mjete mbrojtëse në punë, me vlerë të përgjithshme prej 122 mijë e 625.50 eurosh. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punëtorët në lokacionet e Trepçës, përfshirë Minierën me Flotacion në Stantërg, Minierën me Flotacion në Kizhnicë, Artanë dhe…
Lajme
Trepça SH.A. ka dhënë kontratë për furnizim me mjete mbrojtëse në punë, me vlerë të përgjithshme prej 122 mijë e 625.50 eurosh.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punëtorët në lokacionet e Trepçës, përfshirë Minierën me Flotacion në Stantërg, Minierën me Flotacion në Kizhnicë, Artanë dhe Fabrikën e Pajisjeve të Procesit.
Kontrata i është dhënë kompanisë Agron Commerce SH.P.K., me seli në Mitrovicë, pasi në procedurë ishin pranuar dy oferta.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 130 mijë e 520 euro, ndërsa oferta e përgjegjshme me çmimin më të ulët ishte ajo prej 122 mijë e 625.50 eurosh.
Kontrata është dhënë më 10 shtator 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 11 shtator 2026.