Liverpool synon transferimin Neves
Liverpool kërkon shërbimet e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves. Sipas raportimeve të ’90min’ ‘Reds’ synojnë transferimin e Neves, për të përforcuar mesfushën, transmeton lajmi.net. Jurgen Klopp kishte përjashtuar më parë lëvizje të reja, por lëndimet e Thiago Alcantara dhe Naby Keita mund të ndikojnë që klubi të bëjë transferime të tjera. Klopp tha gjatë fundjavës…

Sport
Liverpool kërkon shërbimet e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves.
Sipas raportimeve të ’90min’ ‘Reds’ synojnë transferimin e Neves, për të përforcuar mesfushën, transmeton lajmi.net.
Jurgen Klopp kishte përjashtuar më parë lëvizje të reja, por lëndimet e Thiago Alcantara dhe Naby Keita mund të ndikojnë që klubi të bëjë transferime të tjera.
Klopp tha gjatë fundjavës se tani do të rishqyrtojë për ndonjë lojtar të ri.
Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje ndërmjet klubeve për lojtarin./Lajmi.net/