Përveç Lajçak, edhe Escobar pjesë e diskutimeve për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se është pjesë e diskutimeve bashkë me deputetët nga partitë anëtare të EPP-së. Gashi ka njoftuar po ashtu se, në këtë takim po bisedohet për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian, shkruan lajmi.net. Tutje ai ka thënë se rruga e Kosovës është…

Lajme

27/08/2022 15:16

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se është pjesë e diskutimeve bashkë me deputetët nga partitë anëtare të EPP-së.

Gashi ka njoftuar po ashtu se, në këtë takim po bisedohet për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian, shkruan lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se rruga e Kosovës është njëdrejtimëshe, e cili është integrimi euroatlantik.

“Bashkë me deputetë nga partitë anëtare të EPP-së, duke zhvilluar diskutime përmbajtësore për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Rruga e Republikës sonë është njëdrejtimëshe; integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/