Ky televizion e transmeton shortin e Conference League
Sot më fillim nga ora 14:30, Ballkani do t’i mësojë kundërshtarët e tij në fazën e grupeve të Conference League. Pas suksesit historik të arritur në ndeshjet parakualifikuese, suharekasit tani kanë arritur në një nivel më të lartë. Shortin do ta transmetojë drejtpërdrejt Sport 1 në Art Motion, transmeton lajmi.net. Si kundërshtarë potencial të skuadrës…

Sport
Sot më fillim nga ora 14:30, Ballkani do t’i mësojë kundërshtarët e tij në fazën e grupeve të Conference League.
Pas suksesit historik të arritur në ndeshjet parakualifikuese, suharekasit tani kanë arritur në një nivel më të lartë.
Shortin do ta transmetojë drejtpërdrejt Sport 1 në Art Motion, transmeton lajmi.net.
Si kundërshtarë potencial të skuadrës së Ilir Dajës mund të jenë njëra nga Villarreali dhe West Hami që gjenden në vazon e parë.
Ballkani gjendet në vazon e fundit, pasi kuotohet më pak sesa skuadrat tjera pjesëmarrëse. /Lajmi.net/