Dita e ndeshjes: Ballkani pret Shkupin – historia mund të shkruhet në ‘Fadil Vokrri’

Skuadra e Ballkanit ka sonte testin vendimtar në garat kualifikuese evropiane. Suharekasit presin skuadrën e Shkupit, në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e kthimit, shkruan lajmi.net. Ballkani vjen në këtë ndeshje me epërsi nga ndeshja e parë dhe ka nevojë për një fitore ose barazim për të kaluar tutje. Në rast se suharekasit…

Sport

25/08/2022 08:15

Skuadra e Ballkanit ka sonte testin vendimtar në garat kualifikuese evropiane.

Suharekasit presin skuadrën e Shkupit, në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e kthimit, shkruan lajmi.net.

Ballkani vjen në këtë ndeshje me epërsi nga ndeshja e parë dhe ka nevojë për një fitore ose barazim për të kaluar tutje.

Në rast se suharekasit arrijnë të kalojnë Shkupin, atëherë ata do të jenë skuadra e parë kosovare që luan në një kompeticion prestigjioz në Evropë.

Me fitore ose barazim eventual, Ballkani do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Europa Conference League. /Lajmi.net/