Edhe Liverpooli interesohet për Tielemans

Skuadra e Liverpoolit është e interesuar që në radhët e veta ta ketë edhe mesfushorin belg, Youri Tielemans. Të paktën kështu raporton Liverpool.echo, uebsajt ky i afërt me klubin, transmeton lajmi.net. “Të Kuqtë” po çalojnë shumë në repartin e mesfushës në sezonin e ri dhe pikërisht 24-vjeçari po shihet si një mundësi e mirë për…

Sport

24/08/2022 17:36

Skuadra e Liverpoolit është e interesuar që në radhët e veta ta ketë edhe mesfushorin belg, Youri Tielemans.

Të paktën kështu raporton Liverpool.echo, uebsajt ky i afërt me klubin, transmeton lajmi.net.

“Të Kuqtë” po çalojnë shumë në repartin e mesfushës në sezonin e ri dhe pikërisht 24-vjeçari po shihet si një mundësi e mirë për ta zgjidhur këtë problem.

Leicester City bëri të ditur dje se tashmë është ulur çmimi i lojtarit në 17 milionë funte.

Tielemans është duke u monitoruar edhe nga Arsenali tash e një kohë të gjatë. /Lajmi.net/