Arrestimi i çekëve afër fabrikës së armëve në Poliçan, Latifi flet për rëndësinë e saj gjatë luftës në Kosovë

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas lajmit se katër shtetas çekë janë arrestuar afër fabrikës së armëve në Poliçan të Shqipërisë. Ai ka folur për rëndësinë që kjo fabrikë ka pasur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet e luftës, shkruan lajmi.net. “Katër shtetas çekë qenkan arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë…

Lajme

21/08/2022 21:05

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas lajmit se katër shtetas çekë janë arrestuar afër fabrikës së armëve në Poliçan të Shqipërisë.

Ai ka folur për rëndësinë që kjo fabrikë ka pasur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet e luftës, shkruan lajmi.net.

“Katër shtetas çekë qenkan arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë fabrikës së armëve në Poliçan. Ky lajm më kujton diçka të rëndësishme që lidhet ne historinë ma të re të Kosovës: i gjithë baroti i UÇK- së ka qenë prodhim i kësaj fabrike. Neve nuk na jepte armë askush, përveç Shqipnisë. Pa Poliçanin nuk do të kishte UÇK”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se turistët çekë u arrestuan sot deri sa ishin duke shkrepur fotografi para fabrikës së armëve. /Lajmi.net/