Bayerni shkatërron Bochum, fiton 0:7
Bayern Munich ka shënuar një fitore spektakolare në kuadër të Bundesliga. Bavarezët kanë shënuar fitore 0:7 në udhëtim kundër Bochum, në xhiron e tretë të Bundesliga, shkruan lajmi.net. Bayern Munich kaluan në epërsi me golin e Leroy Sane në minutën e 4’. Golin e gjeti edhe Matthijs De Ligt, i cili shënoi në minutën e…
Sport
Bayern Munich ka shënuar një fitore spektakolare në kuadër të Bundesliga.
Bavarezët kanë shënuar fitore 0:7 në udhëtim kundër Bochum, në xhiron e tretë të Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Bayern Munich kaluan në epërsi me golin e Leroy Sane në minutën e 4’. Golin e gjeti edhe Matthijs De Ligt, i cili shënoi në minutën e 25’.
Bayern u përkujdes që pjesën e parë ta mbyllte me katër gola epërsi, duke gjetur kështu golin edhe me Kingsley Coman (33’) dhe Sadio Mane (42’).
Në pjesën e dytë, bavarezët luajtën me ritmin e njëjtë, thuajse ishin në disavantazh.
Ata shënuan me Mane në minutën e 60’, Gamboa (autogol 69’) dhe Serge Gnabry 76’.
Bayern ka tashmë pikët maksimale në tri xhirot e para dhe mbanë pozitën e parë. Bochum mbeten pa pikë. /Lajmi.net/