Barca duhet të lëshojë 22 milionë euro hapësirë në strukturën e pagave, për të regjistruar Kounde

Barcelona vazhdon të ketë probleme me strukturën e pagave të lojtarëve. Skuadra katalane ka bërë disa lëvizje gjatë merkatos së verës, por jo të gjithë përforcimet janë regjistruar në skuadrën zyrtare, në La Liga. Mbrojtësi francez, Jules Kounde është lojtari që akoma nuk është pjesë e skuadrës dhe do të mungojë sot ndaj Real Sociedad.…

Sport

21/08/2022 18:50

Barcelona vazhdon të ketë probleme me strukturën e pagave të lojtarëve.

Skuadra katalane ka bërë disa lëvizje gjatë merkatos së verës, por jo të gjithë përforcimet janë regjistruar në skuadrën zyrtare, në La Liga.

Mbrojtësi francez, Jules Kounde është lojtari që akoma nuk është pjesë e skuadrës dhe do të mungojë sot ndaj Real Sociedad.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barca duhet të lirojë një hapësirë prej 22 milionë eurove në strukturën e pagave, për të regjistruar Kounde, përcjell lajmi.net.

Këtë Barca do të synojë ta bëjë duke reduktuar pagat e lojtarëve, por edhe me largimin e Memphis Depay, eventualisht edhe të Pierre Emerick Aubameyang.

Nëse Barca nuk e regjistron lojtarin brenda 10 ditëve të ardhshme, ai mund të zgjedh të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/