Inzaghi: Jemi të lumtur që Skriniar nuk është më i disponueshëm në treg
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në lidhje me Milan Skriniar. Skriniar është një lojtar mjaft i kërkuar këtë merkato. Disa skuadra ishin pas tij, por ishte PSG që po kryesonte garën për sllovakun. Së fundmi u raportua se nuk është arritur marrëveshja ne mes ‘Nerazzurrëve’ dhe parisienëve. E i lumtur me këtë u…

Sport
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në lidhje me Milan Skriniar.
Skriniar është një lojtar mjaft i kërkuar këtë merkato.
Disa skuadra ishin pas tij, por ishte PSG që po kryesonte garën për sllovakun.
Së fundmi u raportua se nuk është arritur marrëveshja ne mes ‘Nerazzurrëve’ dhe parisienëve.
E i lumtur me këtë u shpreh trajneri i ‘zikaltërve’ i cili dëshironte me çdo kusht që lojtari të qëndronte.
“Ne jemi vërtet të lumtur që Skriniar nuk është më i disponueshëm në treg.
“Nuk është e lehtë të menaxhosh situata të tilla me ligën në vazhdim dhe merkaton ende të hapur”, tha italiani.
Interi po kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin, kurse PSG së fundmi ofroi 50 milionë./Lajmi.net/