Sadriu: Qeveria po na lë në terr, nuk ka guxim për të zgjidhur problemet
Jehona Lushaku Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka guxim për të zgjidhur problemet. Kështu ka deklaruar Sadriu përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se në Kosovë nuk po merren masa parandaluese edhe pse në krejt…

Lajme
Jehona Lushaku Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka guxim për të zgjidhur problemet.
Kështu ka deklaruar Sadriu përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se në Kosovë nuk po merren masa parandaluese edhe pse në krejt bota po flet për krizë energjetike, shkruan lajmi.net.
Ajo ka shtuar se qeveria po i lë në terr qytetarët.
“Qeveria buxhet ka, po s’ka guxim me be zgjidhje te problemeve. Kur krej bota flet per krize energjetike, ne Kosove nuk merren masa parandaluese. Krejt kjo, me parate tona, me cmimet me te shtrenjta e duke na lene ne terr”, ka thënë Lushaku-Sadriu. /Lajmi.net/