LeBron James gati ta rinovojë kontratën me LA Lakers

Ylli i Los Angelos Lakers, LeBron James, është pajtuar në parim për ta vazhduar kontratën me klubin e tij. Sipas asaj që bën të ditur ESPN, marrëveshja e propozuar për shtatlartin amerikan është dyvjeçare, transmeton lajmi.net. Kontrata e re do ta ketë vlerën e 91.1 milionë dollarë. James është në vitin e fundit të kontratës…

Sport

18/08/2022 08:27

Ylli i Los Angelos Lakers, LeBron James, është pajtuar në parim për ta vazhduar kontratën me klubin e tij.

Sipas asaj që bën të ditur ESPN, marrëveshja e propozuar për shtatlartin amerikan është dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Kontrata e re do ta ketë vlerën e 91.1 milionë dollarë.

James është në vitin e fundit të kontratës së tij me ish-kampionët e NBA. /Lajmi.net/