Zyra e Kurtit e përkthen me “Google Translate” intervistën në BBC, s’e heq referimin “Kosovë e Metohi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për BBC-në në serbisht. Në këtë intervistë i pari i qeverisë, mes tjerash ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net. Po ashtu Kurti ka thënë edhe se rreth dialogut Bashkimi Evropian mund të jetë më aktiv dhe më i qartë.…

Lajme

17/08/2022 16:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për BBC-në në serbisht.

Në këtë intervistë i pari i qeverisë, mes tjerash ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Kurti ka thënë edhe se rreth dialogut Bashkimi Evropian mund të jetë më aktiv dhe më i qartë.

Por, krahas deklarimeve të Kurtit në këtë intervistë, ajo që po merr vëmendje të madhe është intervista e plotë e ofruar nga ana qeverisë, për mediat.

Kjo për shkakun se, qeveria për mediat ka ofruar intervistën e përkthyer drejtpërdrejtë nga serbishtja pa korrigjuar fare mënyrën si gazetari i është referuar Kosovës, e që është si “Kosovë dhe Metohi”.

“Bisedimet po zhvillohen në dy pista dhe e para është takimi i liderëve ku do të kemi dy pika: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet aktuale, ndërsa besoj se do të vazhdojmë pikërisht me atë renditje. Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë”, thuhet në pjesën e përkthyer që e ka ofruar Qeveria.

Duhet shtuar se Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, i referohen pala serbe, të cilët e shohin shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë.

Ndërsa ky lëshim nga ana e qeverisë po shihet si një skandal. Kjo pasi që, mos korrigjimi i pjesës “Kosovë dhe Metohi”, mund të shihet edhe si pranim i qëndrimeve serbe nga ana kosovare. /Lajmi.net/