FC Besa i demanton mediet: Klubi nuk shuhet
Skuadra e dytë më e trofeshme në Kosovë, Besa, ka reaguar pas zërave që thonin se klubi është shuar. Në njoftimin e bërë në Facebook, skuadra nga Peja thotë se është e regjistruar në FFK për sezonin e ri dhe nuk bëhet fjalë për shuarje. Tutje në këtë njoftim thuhet se edhe në të kaluarën…

Sport
Skuadra e dytë më e trofeshme në Kosovë, Besa, ka reaguar pas zërave që thonin se klubi është shuar.
Në njoftimin e bërë në Facebook, skuadra nga Peja thotë se është e regjistruar në FFK për sezonin e ri dhe nuk bëhet fjalë për shuarje.
Tutje në këtë njoftim thuhet se edhe në të kaluarën janë përballur me probleme finanicare, por se janë kaluar, teksa u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht.
E gjithë kjo deklaratë erdhi pas zërave që drejtuesit nuk mund t’u bënin ballë borxheve të shumta financiare.
Më poshtë gjeni deklaratën e klubit. /Lajmi.net/