Navas pajtohet të transferohet te Napoli

Keyor Navas së shpejti mund të jetë lojtari më i ri i Napolit. Te ekipi i Paris Saint Germain, Navas është zgjedhja e dytë e Chritophe Galtier, pas Gianluigi Donnarummas, andaj kostarikani do të largohet. Napoli është skuadra që ka shfaq interesim serioz për portierin. Pas bisedimeve, sipas ‘L`Equipe’ Navas ka pranuar të transferohet te…

Sport

13/08/2022 20:42

Keyor Navas së shpejti mund të jetë lojtari më i ri i Napolit.

Te ekipi i Paris Saint Germain, Navas është zgjedhja e dytë e Chritophe Galtier, pas Gianluigi Donnarummas, andaj kostarikani do të largohet.

Napoli është skuadra që ka shfaq interesim serioz për portierin.

Pas bisedimeve, sipas ‘L`Equipe’ Navas ka pranuar të transferohet te ekipi italian, transmeton lajmi.net.

Portieri tashmë është në pritje që të arrihet edhe marrëveshja në mes dy klubeve.

Mbetet të shihen nëse Napoli dhe PSG do bien dakord për kostarikanin./Lajmi.net/