“Kapadaiu” me veturë luksoze ngacmon vajzat në Prishtinë

Një rast aspak i këndshëm u ka ndodhur disa vajzave në Prishtinë. Ato gjatë kohës që ishin në zebra, një person i cili ka ardhur me veturën e tij, është ndalur në dritën e gjelbër dhe ka dalë nga vetura  nga ku ka filluar t’i ngacmojë e ofendojë. Sipas denoncimit të qytetares, ky person ka…

Lajme

11/08/2022 22:27

Një rast aspak i këndshëm u ka ndodhur disa vajzave në Prishtinë.

Ato gjatë kohës që ishin në zebra, një person i cili ka ardhur me veturën e tij, është ndalur në dritën e gjelbër dhe ka dalë nga vetura  nga ku ka filluar t’i ngacmojë e ofendojë.

Sipas denoncimit të qytetares, ky person ka hapur bagazhin me qëllim që në incizim mos t’i vërehen targat veturës së tij.

Denoncimi i plotë pa ndërhyrje dhe përmirësime.

Dua te raportoj kete qyeatar pasi qe ka ardh shume shpejt ne zebra me qellim duke tentuar te na “frikesoj” deri sa ka qene drita e gjelber per kembesore ne semafora dhe duke e hap xhamin e vetures se bashku me shokun e tij duke na ofendu e hap bagazhin e vetures mos me iu pa targat e automjetit dhe del nga vetura duke bo skena duke thene “ju dua” . Ka shprehur nje Vrojtuese! (Nderkohe semafori i gjelbert)

Stop ngacmimet ne rruge!. /Lajmi.net/