Shtiu me armë zjarri me leje në aheng, arrestohet gjakovari

Q.H., 53-vjeçar, është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng të mbajtur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës të martën. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, duke shtuar se i ka konfiskuar një pistoletë të tipit Beretta ASX dhe dy plumba të kalibrit 9mm. Sipas policisë, i dyshuari posedonte…

Lajme

10/08/2022 11:42

Q.H., 53-vjeçar, është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng të mbajtur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës të martën.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, duke shtuar se i ka konfiskuar një pistoletë të tipit Beretta ASX dhe dy plumba të kalibrit 9mm.

Sipas policisë, i dyshuari posedonte leje për armën.

“Stacioni Policor në Gjakovë pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin Q. H., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1969) i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri të cilën e posedonte me leje”, njofton Policia.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Lajmi.net/