Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për punëtorët e shtetit

Edhe 100 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit publik. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se këto mjete ndahen për të punësuarit e shtetit që kanë mbetur pa mbështetje në raundin e parë, shkruan lajmi.net. “Bëhet fjalë për plotësim-vendimin paraprak që kishte të bënte për ndarjen e mjeteve…

Lajme

10/08/2022 11:09

Edhe 100 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se këto mjete ndahen për të punësuarit e shtetit që kanë mbetur pa mbështetje në raundin e parë, shkruan lajmi.net.

“Bëhet fjalë për plotësim-vendimin paraprak që kishte të bënte për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, dhe bëhet fjalë për kategori që kanë mbetur pa u trajtuar në rundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro”, tha ministri Murati.

Paratë do të ndahen nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. /Lajmi.net/