‘Marca’: Werner i ishte ofruar Real Madridit

Timo Werner nuk ka të ardhme te skuadra e Chelsea. Ai do të largohet këtë verë. Ylli gjerman, Werner nuk është më pjesë e planeve të Thomas Tuchel dhe pritet të kthehet te Leipzig. Megjithatë, sipas ‘Marca’, lojtari paraprakisht i ishte ofruar skuadrës së Real Madrid, përcjell lajmi.net. ‘Los Blancos’ nuk shfrytëzuan mundësinë që të…

Sport

07/08/2022 22:24

Timo Werner nuk ka të ardhme te skuadra e Chelsea. Ai do të largohet këtë verë.

Ylli gjerman, Werner nuk është më pjesë e planeve të Thomas Tuchel dhe pritet të kthehet te Leipzig.

Megjithatë, sipas ‘Marca’, lojtari paraprakisht i ishte ofruar skuadrës së Real Madrid, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’ nuk shfrytëzuan mundësinë që të nënshkruanin me sulmuesin gjerman.

Tani, Werner është drejt kthimit te ish-skuadra e tij në Bundesliga, Leipzig. Thuhet se gjithçka është vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/