Lewandowski: Nuk jam i shqetësuar për regjistrimin
Robert Lewandowski ka folur në lidhje me mos regjistrimin e tij në La Liga. Barcelona do të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja vetëm nëse mund të përmbushin kriteret e Fair Play-it financiar të La Ligës. E në lidhje me këtë ka komentuar edhe lojtari më i ri i tyre, Robert…
Sport
Robert Lewandowski ka folur në lidhje me mos regjistrimin e tij në La Liga.
Barcelona do të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja vetëm nëse mund të përmbushin kriteret e Fair Play-it financiar të La Ligës.
E në lidhje me këtë ka komentuar edhe lojtari më i ri i tyre, Robert Lewandowski:
“Nuk jam i shqetësuar për regjistrimin, mendoj se gjithçka është në rrugën e duhur. Nuk kam as shqetësimin më të vogël, gjithçka do të zgjidhet deri në detaje”, tha ylli polak.
Lewa kaloi te Barca nga Bayerni për shumën e 50 milionë eurove në total./Lajmi.net/