Bërnabiq i reagon Escobarit: Nëse Asociacioni formohet me ligjet e Kosovës, dialogu është i kotë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhshmëri me ligjet e Republikës së Kosovës. Bërnabiq për emdiat serbe e ka vlerësuar si të kotë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nësë…

Lajme

06/08/2022 14:04

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhshmëri me ligjet e Republikës së Kosovës.

Bërnabiq për emdiat serbe e ka vlerësuar si të kotë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nësë themelimi i Asociacionit bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Nëse e vendosni atë gardh në përputhje me ligjet e tyre e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse edhe ata vetë nuk i respektojnë dhe as Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj, sepse po ta respektonte nuk do të ekzistonte Ushtria e Kosovës sepse në Kushtetutë thuhet që lidhur me të është dashur të pyetën serbët, por nuk janë pyetur”, ka deklaruar ajo.

Bërnabiq nuk është shprehur optimiste për faktin se u paralajmërua që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë tema që do të diskutohet në takimin e 18 gushtit midis Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit.

“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill. Kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, por nuk shoh se ka vend për bisedë me Albin Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, ka deklaruar ajo.