Gjendet i vdekur në një banesë 36-vjeçari në Prishtinë

Një person i moshës 36-vjeçare është gjetur i vdekur sot në një banesë në Prishtinë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Ata kanë thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 në rrugën “Sokol Dobruna” në kryeqytet. “Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në…

Lajme

06/08/2022 10:30

Një person i moshës 36-vjeçare është gjetur i vdekur sot në një banesë në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 në rrugën “Sokol Dobruna” në kryeqytet.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në  rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/