E konfirmon Chelsea: Arrihet marrëveshja me Brightonin për Cucurellan

Chelsea, përmes një njoftimi në Twitter, e ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Brightonin për Marc Cucurellan. Lojtari së shpejti do t’u bashkëngjitet pjesës tjetër të ekipit, pas kryerjes së testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës. Shuma e këtij transferimi është diku rreth 55 milionë funte, transmeton lajmi.net. Londinezët në këtë garë e mposhtën…

Sport

05/08/2022 14:00

Chelsea, përmes një njoftimi në Twitter, e ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Brightonin për Marc Cucurellan.

Lojtari së shpejti do t’u bashkëngjitet pjesës tjetër të ekipit, pas kryerjes së testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës.

Shuma e këtij transferimi është diku rreth 55 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Londinezët në këtë garë e mposhtën Manchester Cityn që hoqi dorë për shkak të çmimit të lartë të lojtarit.

Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028. /Lajmi.net/