Aubameyang nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar. Raportimet e fundit nga Spanja ngulmonin se Chelsea po i prin garës për të nënshkruar me gabonezin, por duket se vetë ai mendon ndryshe, transmeton lajmi.net. Sulmuesi kaloi një gjysmësezon të mirë me katalunasit, duke shënuar 11 gola në La liga…

Sport

04/08/2022 14:45

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Raportimet e fundit nga Spanja ngulmonin se Chelsea po i prin garës për të nënshkruar me gabonezin, por duket se vetë ai mendon ndryshe, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi kaloi një gjysmësezon të mirë me katalunasit, duke shënuar 11 gola në La liga në vetëm 17 ndeshje.

Ardhja e Robert Lewandowskit duket se nuk po e shqetëson fort ish-lojtarin e Arsenalit i cili është stoik në vendimin e tij.

Gjithsesi, meqë merkatoja ende nuk është mbyllur, londinezët do të tentojnë në çdo formë ta bindin 33-vjeçarin që të vijë në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/