Wolverhampton interesohet për huazimin e Nico – dyshime nëse Xavi do ta lëshojë lojtarin
Wolverhampton Wanderers po interesohen për Nico Gonzalez. Mesfushori i Barcelonës, Nico është pjesë e planeve të Xavi Hernandez – së paku pjesë e planeve afatgjate. Mbipopullimi i skuadrës së Barcelonës në repartin e mesfushës po vë dyshime mbi të ardhmen e Nico, i cili mund të jetë në kërkim të minutave. Sipas ‘Sport’, këtë situatë…
Sport
Wolverhampton Wanderers po interesohen për Nico Gonzalez.
Mesfushori i Barcelonës, Nico është pjesë e planeve të Xavi Hernandez – së paku pjesë e planeve afatgjate.
Mbipopullimi i skuadrës së Barcelonës në repartin e mesfushës po vë dyshime mbi të ardhmen e Nico, i cili mund të jetë në kërkim të minutave.
Sipas ‘Sport’, këtë situatë po synon ta shfrytëzojë Wolverhampton, që po synon huazimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Thuhet se lojtari nuk është kundër një opsioni të tillë.
Megjithatë, Xavi Hernandez, siç raportohej më herët, i ka kërkuar lojtarit që të ketë durim dhe të qëndrojë në klub.
Xavi e sheh Nicon në rolin e pivotit, do të thotë si zëvendësues të mundshëm të Sergio Busquets. /Lajmi.net/