Zyrtare: Red Bull rinovon marrëveshjen me Honda

Skuadra e Red Bull në Formula 1 ka vazhduar marrëveshjen me Honda. Kompania e Honda është ajo që përkujdeset për fuqinë e motorit të bolidit të Red Bull në Formula 1, dhe kështu do të jetë edhe për disa vite, përcjell lajmi.net. Red Bull dhe Honda do të jenë në bashkëpunim deri në vitin 2025.…

Sport

02/08/2022 15:00

Skuadra e Red Bull në Formula 1 ka vazhduar marrëveshjen me Honda.

Kompania e Honda është ajo që përkujdeset për fuqinë e motorit të bolidit të Red Bull në Formula 1, dhe kështu do të jetë edhe për disa vite, përcjell lajmi.net.

Red Bull dhe Honda do të jenë në bashkëpunim deri në vitin 2025.

Të dyja palët janë të kënaqura me rezultatet në Formula 1 për sezonin 2022, ku Red Bull po prinë si në nivel konstruktorësh si me pilotin.

Lajmin për rinovimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Red Bull. /Lajmi.net/