Arthur i gatshëm të huazohet te Valencia
Arthur mund të kthehet përsëri në La Liga, por jo te Barcelona. Mesfushori brazilian, Arthur Melo nuk është pjesë e planeve të Massimiliano Allegri për sezonin e ardhshëm. Lojtari është në shqyrtim të alternativave që ka përpara dhe skuadra e Valencia mund të jetë destinacioni i radhës. Sipas ‘TMW’, Arthur është gati të pranojë kalimin…
Sport
Arthur mund të kthehet përsëri në La Liga, por jo te Barcelona.
Mesfushori brazilian, Arthur Melo nuk është pjesë e planeve të Massimiliano Allegri për sezonin e ardhshëm.
Lojtari është në shqyrtim të alternativave që ka përpara dhe skuadra e Valencia mund të jetë destinacioni i radhës.
Sipas ‘TMW’, Arthur është gati të pranojë kalimin te Valencia, në formë huazimi, përcjell lajmi.net.
Klubi spanjoll dhe Juventus janë në bisedime për ndarjen e pagës së lojtarit.
Sapo të arrihet marrëveshja mes dy klubeve do të zyrtarizohet edhe kalimi i Arthur në La Liga.
Arthur ka luajtur në La Liga edhe më herët, sa ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës. /Lajmi.net/