Fernando Alonso do t’i bashkohet Aston Martin në vitin 2023

Dy herë kampioni i Formula 1, Fernando Alonso do të vozisë për Aston Martin nga viti 2023. Vetëm disa ditë pasi Sebastian Vettel i informoi ata se nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm, Aston Martin thuhet se ka nënshkruar Fernando Alonson si zëvendësues të tij, transmeton lajmi.net. Vettel njoftoi të enjten se ky sezon…

Sport

01/08/2022 11:50

Dy herë kampioni i Formula 1, Fernando Alonso do të vozisë për Aston Martin nga viti 2023.

Vetëm disa ditë pasi Sebastian Vettel i informoi ata se nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm, Aston Martin thuhet se ka nënshkruar Fernando Alonson si zëvendësues të tij, transmeton lajmi.net.

Vettel njoftoi të enjten se ky sezon do të ishte i fundit i tij në Formula 1, duke përmendur dëshirën e tij për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij si arsyen e dorëheqjes.

Fillimisht u tha se ata nuk kanë gjetur zëvendësuesin e gjermanit, por duket se Fernando do të jetë ai.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se gjasat janë që Alonso të ketë nënshkruar një marrëveshje dy ose tre-vjeçare me Aston Martin, duke i ofruar kështu siguri më shumë se Alpine./Lajmi.net/