Hungarian GP: Russell në ‘pole position’, Sainz në pozitën e dytë, ndërsa Leclerc në të tretën

Kanë përfunduar kualifikueset për Hungarian GP. Me garën që do të fillojë nesër në orën 15:00, më i favorizuar është George Russell që përfundoi në pozitën e parë në kualifikueset, transmeton lajmi.net. Gjithsesi, aty do ta gjejë edhe konkurrencën e Carlos Sainz dhe Charles Leclerc që u radhitën pas tij. Russell kishte kohë më të…

Sport

30/07/2022 17:22

Kanë përfunduar kualifikueset për Hungarian GP.

Me garën që do të fillojë nesër në orën 15:00, më i favorizuar është George Russell që përfundoi në pozitën e parë në kualifikueset, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, aty do ta gjejë edhe konkurrencën e Carlos Sainz dhe Charles Leclerc që u radhitën pas tij.

Russell kishte kohë më të shpejtë në kualifikuese, me 1:17.377 në 23 xhiro.

Pas tij më i shpejtë ishte Carlos Sainz me 1:17.421 në 22 xhiro.

Ndërsa i treti doli Charles Leclerc me 1:17.567 në 22 xhiro.

Max Verstappen pati disa probleme me bolidin e tij në kualifikueset e treta, andaj zuri vendin e 10.

Kurse në të shtatin arriti Lewis Hamilton.

Gara për Hungarian GP mbahet nesër me fillim nga ora 15:00.